SushiCo Kosova

Kushtete e përdorimit

Faleminderit për interesimin tuaj për faqen tonë të internetit. Ne dëshirojmë të ju kujtojmë dhe se ne konsiderojmë se keni kuptuar dhe jeni dakord për të gjitha çështjet e shënuara më poshtë që nga momenti kur keni hyrë në faqen tonë të internetit dhe keni filluar të përdorni atë.

1. Përshkrimi i shërbimit
www.sushicokosova.com, është webfaqe që lejon të gjithë që kanë hyrë në të dhe kanë përfunduar procedurat e anëtarësimit të porosisin ushqim përmes internetit dhe të pranojnë atë.

2. Procedurat e anëtarësimit
Është e detyrueshme të anëtarësoheni në mënyrë që të merrni shërbimin nga www.sushicokosova.com. Për të qenë anëtar, përdoruesi që ka hyrë në faqen e internetit përcakton një adresë të e-mail si "emrin e përdoruesit" të tij / saj dhe përcakton një "fjalëkalim". Emri i përdoruesit (e-mail adresa) është i veçant për çdo anëtar (e-mail adresa) ju jepet vetëm një anëtari në të njëjtën kohë. "Fjalëkalimi" dihet vetëm nga përdoruesi. Përdoruesi mund të ndryshojë fjalëkalimin e tij / saj në çdo kohë. Përdoruesi është përgjegjësi i vetëm për zgjedhjen dhe mbrojtjen e fjalëkalimit. www.sushicokosova.com nuk merr përgjegjësi për ndonjë problem eventual që mund të ndodh nga përdorimi i fjalëkalimit. www.sushicokosova.com nuk do të ndajë në asnjë rrethanë detajet e përdoruesit me palët e treta, me kompani ose do të dërgojë e-mail në emër të palëve të treta.

3. Shpërndarja e porosisë
Gjatë dorëzimit të porosisë nga www.sushicokosova.com, nëse klienti nuk gjendet në adresën e treguar në porosi, ushqimet asnjëhere nuk do të dorëzohen në një adresë tjetër. Atëherë, anëtari detyrohet të marrë përsipër përgjegjësitë juridike që mund të vijnë për vendosjen e një porosie e cila do të dorëzohet në atë adrese në të cilën ai / ajo nuk është aty.

4. Detyrimet e anëtarëve
Anëtarët duhet të pajtohen që;
Anëtarët duhet të pajtohen që; a. gjitha detajet e tij / saj në formularin e regjistrimit në faqen e internetit www.sushicokosova.com duhet të janë të sakta dhe kur detajet janë të nevojshme, ai / ajo do të jetë përgjegjës për çdo humbje ose dëmtim që mund të ndodh nga detajet e dhëna gabimisht ose jo të plota (p.sh. harrimi i fjalëkalimit , etj.), në këtë rast anëtarësimi e tij / saj mund të ndërpritet,
b. ai / ajo do të jetë personalisht përgjegjës për çdo transaksion që do të kryhet me emrin "përdoruesi",
c. Ai / ajo duhet të paguajë çmimin e shërbimit, i cili tashmë ju është njoftuar gjatë dërgimit të porosisë përndryshe porosia nuk mund t'i dorëzohet atij / saj,
d. të drejtat autoriale të ofruara nga programi i përdorur nga www.sushicokosova.com i përkasin www.sushicokosova.com dhe ai / ajo nuk mund të kopjojë, riprodhojë ose shpërndajë atë softuer në asnjë mënyrë,
e. çdo shënim ose material i marrë nga përdorimi i www.sushicokosova.com është plotësisht brenda miratimit nga anëtari dhe përgjegjësinë për çdo dështim, humbje të informatave apo humbjeve tjera të shkaktuara në kompjuterin e përdoruesit nga një shënim ose material i tillë do të mbajë përdoruesi dhe ai / aio nuk do të kërkojë dëmshpërblim nga www.sushicokosova.com për ndonjë dëm që ai mund të pësojë për shkak të përdorimit të një shërbimi të tillë,
f. Ai / ajo nuk duhet të përdorë shërbimet e www.sushicokosova.com për qëllime tregtare ose promovim pa marrë pëlqimin e www.sushicokosova.com,
g. derisa përfitoni nga shërbimet www.sushicokosova.com, ai / ajo do të jetë përgjegjës vetëm për të dhënat që i ka ngarkuar, informatat personale të dërguara në www.sushicokosova.com dhe www.sushicokosova.com nuk do të mbahet përgjegjës për këto të dhëna,
h. Atij / asaj nuk do ti lejohet hyrja në shërbimet e ofruara nga www.sushicokosova.com në asnjë mënyrë, përveç atyre shërbimeve të specifikuara nga www.sushicokosova.com pa autorizim dhe atij / asaj nuk i lejohet ta ndryshojë programin në çfarëdo mënyre dhe të përdorë atë që duken qartë se është ndryshuar dhe ai / ai do të paguajë dëmet monetare dhe jo-monetare, të cilat mund të pësojë www.sushicokosova.com, nëse nuk respektohen artikujt e lartpërmendur,
i. korrespodenca, titujt e të dhënave, pseudonimet të cilat do të dalin në media duhet të respektojnë moralin publik, pronësinë dhe ligjin,
j. Ai / aio nuk lejohet të dërgojë të dhëna ose programe të cilat mund të shkaktojnë dëme në sistemin e të dhënave në softuerin e www.sushicokosova.com ose në kompjuterët e përdoruesve tjerë,
k. www.sushicokosova.com mund të shikojë tërë sistemin përherë ose në çdo kohë që e sheh të nevojshme, ku në rast të ndonjë veprimi që është në kundërshtim me këto kushte, www.sushicokosova.com ka të drejtë të ndërmarrë veprime të nevojshme dhe të largojë anëtarin nga shërbimi dhe t’i ndërprej anëtarësimin e tij / saj,

5. Të drejtat e www.sushicokosova.com
a. Shitjet e www.sushicokosova.com janë të kufizuara nga disponueshmëria e menusë që kemi në atë moment. www.sushicokosova.com ka të drejtë të përmbahet nga shpërndarja e produkteve që nuk janë në dispozicion në restorantin përkatës. Postimi i produkteve në faqen e internetit nuk do të thotë se www.sushicokosova.com merr përsipër që produktet janë në inventar.
b. www.sushicokosova.com ka të drejtë dhe është i autorizuar të ndryshojë çmimet dhe produktet e shitjes në çdo kohë pa qenë i detyruar të bëjë ndonjë njoftim paraprak. Në rast të një gabimi në çmim ose në produkt, www.sushicokosova.com mund ta dorëzojë atë në mënyrë që të korrigjojë gabimin ose të anulojë atë porosi.
c. www.sushicokosova.com mund të pezullojë ose ndalojë plotësisht funksionimin e sistemit në çdo kohë.
d. www.sushicokosova.com nuk do të jetë përgjegjës për t'u bërë ndonjë njoftim paraprak anëtarëve ose palëve të treta për pezullimin e përkohshëm ose ndalimin e plotë të sistemit dhe nuk do të ketë përgjegjësi për këtë çështje.
e. www.sushicokosova.com gjithashtu mund të përdorë çdo informatë që dorëzohet nga përdoruesit dhe anëtarët në faqen e internetit të www.sushicokosova.com, në mënyrë që të përmirësojë përdorimin e faqës së internetit, kontaktin me anëtarët për kërkesat tona dhe ku ligjërisht bëhet e domosdoshme. Detaje të tilla mund të ndahen me punëtorët e www.sushicokosova.com ose palëve të treta në çdo fazë gjatë dorëzimit të porosisë nga anëtarët ose të përdoren për analizën dhe mbështetjen e anëtarit në faqen tonë të internetit.
f. Nëse nuk ka kërkesa tjera nga anëtarët, www.sushicokosova.com mund të dërgojë njoftime në lidhje me produktet, shërbimet, zbritjet, promovimet dhe fushatat me SMS ose postë elektronike, në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve dhe kënaqësinë e anëtarëve të saj.
g. www.sushicokosova.com mund të bëjë ndryshime në zbatimin e kësaj marrëveshje, të ndryshojë artikujt ekzistues ose të shtojë artikuj të rinj për nevojat e ardhshme teknike ose të respektojë legjislacionin.
h. www.sushicokosova.com mund të kthejë shërbimet që nuk i nevojitet anëtarësim në ato që i nevojitet anëtarësimi. www.sushicokosova.com mund të krijojë shërbime të reja, të ndryshojë një pjesë ose tërë shërbimet e caktuara ose t'i shndërrojë ato në ato që paguhen.
i. Emri dhe fjalëkalimi i përdoruesit do të shfaqen dhe aprovohen pasi të jenë plotësuar fushat e aplikimit që do të paraqiten nga www.sushicokosova.com për klientin. www.sushicokosova.com mund të parandalojë pafundësisht klientët e tij që kanë përfunduar të gjitha fushat ose ato që lidhen, megjithëse ata kanë një fjalëkalim nga marrja e një fjalëkalimi të ri ose përdorimi i fjalëkalimeve të tyre në rastet kur e sheh të përshtatshme.
j. www.sushicokosova.com ka të drejta të pronësisë dhe të drejtat e autorit që rrjedhin nga pronësia në vepër, duke përfshirë të dhënat, softuer-in, dizajnin, grafikën etj., të cilat i ka zhvilluar vetë ose i ka blerë nga jashtë.
k. sushicokosova.com kur një përbërës i cili vjen si pako me “Set Menyte” e ndryshme nuk është në dispozicion, sushicokosova.com të njejtën e zevendëson me një përbërës tjetër.

6. Zbatimi i pikëve të SushiCo;
1 Pikë SushiCo = € 1.
- Sa herë që të bëni një porosi në internet, fitoni pikë SushiCo në shkallën aktuale të kostos së porosisë tuaj.
- Ju nuk mund të fitoni Pikët SushiCo nëse vendosni porosi duke përdorur kodet promocionale.
- Ju gjithashtu mund të fitoni pikë SushiCo gjatë garave tona.
- Ju mund të përdorni pikët e juaja SushiCo gjatë porosisë tuaj të radhës.
- Pikët e SushiCo janë të vlefshme vetëm për porositë që do të bëni përmes www.sushicokosova.com. Ato nuk janë të vlefshme gjatë shërbimit në restorant ose duke bërë porosinë tuaj duke përdorur Linjën 444 për porosi në qendrës e thirrjeve.
- Ju nuk mund të fitoni pikë SushiCo për produktet që keni marrë falas në këmbim të pikëve SushiCo.
- Nëse nuk bëni porosi brenda një viti, pikët tuaja SushiCo do të humben.
- SushiCo ka të drejtë të përfundojë fushatat e porositjes online dhe të bëjë ndryshime në kushtet e tyre pa bërë një njoftim paraprakisht.

7. Kufizimi i përdorimit personal dhe jo-tregtar:
Anëtarët pajtohen që të gjitha blerjet e tyre janë të destinuara për përdorim personal dhe blerje të tilla nuk janë të destinuara për rishitje.
Vlefshmëria e të dhënave të www.sushicokosova.com
Anëtarët pranojnë dhe marrin përsipër që në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje që rrjedhin nga kjo Marrëveshje, librat, regjistrimet, mikrofilmat, mikroficat dhe regjistrimet kompjuterike të www.sushicokosova.com do të përbëjnë prova të vlefshme, detyruese, përfundimtare dhe ekskluzive për qëllimet e legjislacionit në fuqi.

8. Ndërprerja
www.sushicokosova.com mund të ndërprehet në mënyrë të njëanshme këtë marrëveshje në çdo kohë.

9. Data efektive
Pasi që përdoruesi të plotësojë formularin e regjistrimit dhe të marrë shërbimin duke përdorur sistemin tonë si anëtar ose të vendos një porosi kjo marrëveshje hyn në fuqi në mes palëve.
Instagram
Whatsapp
Porosia Juaj
PËRFUNDO POROSINË